‘Ballkani i Hapur’, Kim ftesë Kosovës, Malit të Zi e Bosnje-Hercegovinës, për t’ju bashkuar: SHBA mbështet nismën

Politikë | 5 vite më parë

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka shprehur sot hapur se SHBA mbështet nismën rajonale ‘Ballkani i Hapur’. Me një postim në Twitter, Yuri Kim i ka bërë ftesë që kësaj nisme t’i bashkohen edhe vendet që deri më tani kanë hezituar, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina, teksa thotë se ‘Ballkani i Hapur’, duhet të jetë i hapur të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

“SHBA gjithashtu mbështet Ballkanin e Hapur (i cili duhet të jetë i hapur për të 6 vendet e Ballaknit perëndimor) dhe nisma të tjera që promovojnë integrimin real”, shkruan Yuri Kim.

Teksa ka shpërndarë deklaratën e një dite më parë të zv.sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, që bëri thirrje për mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë  e Veriut, Yuri Kim thotë se SHBA mbështet hapjen e negociatave para fundit të vitit 2021.

“Përkushtimi i SHBA ndaj Ballkanit Perëndimor mbetet i fortë, duke përfshirë mbështetjen për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut para fundit të vitit 2021”, shkruan ambasadorja.

Mbështetjen e SHBA për ‘Ballkanin e Hapur’ e deklaroi një ditë më parë edhe Escobar, i cili mes të tjerash tha se një treg i përbashkët mes vendeve të rajonit do të rriste investimet amerikane.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme