Sot 5 vite nga miratimi me duartrokitje i Reformës në Drejtësi, bilanci nuk është ai që pritej

Politikë | 5 vite më parë

22 korriku 2016 është një datë e rëndësishme për historinë e Shqipërisë postkomuniste. Pesë vjetë më parë mes duartrokitjesh, 140 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë votuan pro Reformës në Drejtësi.
Miratimi i ndryshimeve kushtetuese i hapi rrugë procesit të vettingut, pastrimit të sistemit të drejtësisë nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar. 
Pas miratimit të ndryshimeve Kushtetuese, u ngritën 2  organet më të rëndësishme të Vetting, KPK me 5 vite afat që tashmë është drejt përfundimit dhe KPA  me afat 9 vite.
Mediat shqiptare kanë publikuar me këtë rast të dhëna mbi punën e bërë deri më tani.
Sipas të dhënave dy organet e vettingut, KPK dhe KPA, ky proces ka ecur me ritme të ngadalta. Gjatë pesë viteve në vetting kanë kaluar më pas se gjysma e gjyqtarëve, prokurorëve dhe ndihmës ligjorë nuk kanë kaluar në filtër.
Sipas të dhënave KPK ka dhënë  421 vendime. 174 vendime janë për konfirmim në detyrë dhe 155 vendime për shkarkimin nga detyra.
Më tej 56 vendime janë dhënë për ndërprerje procesi (dorheqje sipas nenit G te aneksit kushtetues); 8 vendime për pushimin e procesit  (neni 56 i ligjit nr. 84/2016); 25 vendime për përfundimin e procesit pa vendim përfundimtar (neni 95 i Kodit të Procedurave Administrative dhe neni 64 i ligjit nr. 96/2016); 3 vendime për pezullimin nga detyra për një periudhë 1-vjeçare.
Me këto ritme do të duhen edhe disa vite që procesi i vetingut të përfundojë, por vështirësitë që po krijohen për drejtësinë shqiptare do të jenë më të mëdha. 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme