Kryeministri Rama publikon fotot nga punimet në rrugën Qaf Thorë-Theth

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të publikojë sot pamje nga punimet që po bëhen në akset rrugor Qaf Thorë – Theth. Përmes një postimi në ‘Facebook’, zoti Rama shkruan se ky segment rrugor të çon në Alpet e Shqipërisë, duke theksuar se puna nuk do të ndalojë në asnjë çast për rehabilitimin e akseve që të çojnë në destinacionet turistike nga veri në jugun e Shqipërisë. Thethi, i kthyer në një destinacion turistik, ka marrë zemrën e turistëve vendas e të huaj me ajrin e pastër dhe pamjet mbreslënëse që të ofron.
“Mirëmëngjes! E pandalur puna për akset që të çojnë në destinacione turistike nga veriu në jug. Ky segment të çon në alpet e Shqipërisë. Rruga Qaf Thorë – Theth, pritet të rrisë aksesin dhe sigurinë për turistët që i afrohen luginës së Thethit”, shkruan Rama.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



