Zv/kryeministri i Malit të Zi, vizitë zyrtare në Tiranë, takime me Metën, Ramën dhe Bashën

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë. Numri dy i qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviç, e para vizitë zyrtare pas marrjes së postit, u prit nga kreu i shtetit Ilir Meta, dhe kryeministri Edi Rama.
Në takimin me presidentin Meta, u vë theksi që partneriteti në NATO duhet të frymëzojë marrëdhënie më të ngushta dhe të afërta ndërmjet dy vendeve.
Sipas numrit një të shtetit Shqiptar të dy Qeveritë i kanë të gjitha mundësitë ta modelojnë këtë bashkëpunim në përçim të vlerave më të mira të Aleancës.
Gjithashtu presidenti Meta apeloi për një përfaqësim më përfshirës dhe më të drejtë të shqiptarëve në institucionet qendrore dhe lokale të Malit të Zi.
Në takim i’u kushtua vëmendje disa projekteve konkrete në mbështetje të zonave ku banojnë shqiptarët, si : hapja së shpejti e Pikës se Kalimit Kufitar në Grabon, mundësia e bashkëpunimit për hapjen e Pikës së Kalimit Kufitar Skejë – Zogaj, rindërtimi i i shkollës së djegur në fshatit Dacaj në Rozhajë, ura mbi lumin “Buna” si dhe si dhe punësimi i shqiptarëve në institucionet qendrore dhe lokale.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



