Kryesia e PD miraton mes debatesh analizën për zgjedhjet dhe 3 pikat e tjera që do t’i dorëzohen Kuvendit

Politikë | 5 vite më parë

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar mes debatesh katër pikat që do t’i dorëzohen për miratim Kuvendit Kombëtar, që do të mblidhet ditën e shtunë. Pika e parë dhe ajo që ndezi më fort debatet në këtë mbledhje kryesie ishte ajo e analizës për humbjen e zgjedhjeve më 25 prill. Analiza me 13 pika e dorëzuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi është kundërshtuar nga Edmond Spaho dhe Edi Paloka.

Spaho, që drejtoi fushatën e demokratëve në Korçë dhe Paloka që drejtoi fushatën në Durrës i cilësuan gjetjet e analizës si jorealiste dhe që nuk reflektonin analizat e dorëzuara prej bazës së partisë. Vërejtjet e tyre lidheshin me faktin se si Durrësi, ashtu edhe Korça nuk përfshiheshin mes qarqeve ku PD kishte arritur objektivin në rezultat.

Pika e dytë që do të diskutohet në Kuvend janë propozimet e Lulzim Bashës për ndryshime në statut, ku fuqizohet Këshilli Kombëtar, por nuk jepet asnjë afat kohor për mandatin e kryetarit të partisë. Pika e tretë është lista me kandidatët e propozuar nga Lulzim Basha për anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe në fund është ngritja e Komisioneve të Votimit dhe Numërimit për zgjedhjet e këtyre anëtarëve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme