Zgjedhja e kreut të AMA-s, Basha: U hodh poshtë thirrja e partnerëve për ta shtyrë në shtator!

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar sot në lidhje me zgjedhjen e kryetares së re të AMA-s në seancën e sotme plenare të Kuvendit. Në reagimin e tij, Basha shprehet se Kuvendi hodhi poshtë thirrjen e BE dhe OSBE për të shtyrë në shtator votimin për kreun e AMA-s.
““E ka fajin Europa” llomotit poshtë e lart, për të fshehur dështimin e tij dhe pengimin e Shqipërisë. Por sapo i jepet një shans për të vepruar në shërbim të interesave të vendit, sikurse kërkuan BE dhe OSBE, zgjedh të bëjë të kundërtën, duke hedhur poshtë thirrjen e partnerëve për të shtyrë në shtator votimin për AMA. Kjo nuk është forcë, po harbutëri në dëm të të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë”, shprehet Basha.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



