Reeker sot në Tiranë takon Ramën dhe Bashën

Politikë | 5 vite më parë

Ndihmëssekretari amerikan për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, viziton të mërkurën Tiranën.  Gjatë qëndrimit zoti Riker  do të takohet me Kryeministrin Edi Rama dhe me kryetarin e Opozitës, Lulzim Basha.

Vizita e zyrtarit të Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vjen në një kohë kur Shqipëria sapo nuk ka marrë një datë nga Bashkimi Europian për mbajtjen e mbledhjes së parë ndërqeveritare.

Ndërkohë, ditën e djeshme Kryeministri Rama së bashku me drejtuesit e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë kërkuan edhe ndihmën e SHBA-së që të ndikojë te BE-ja në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të shkojnë drejt BE-së.

Pas Shqipërisë, Reeker do të udhëtojë edhe në shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme