Integrimi, Bregu: Shpresoj të ketë një zhbllokim të situatës pas zgjedhjeve në Bullgari!

Ish ministrja e Integrimit Majlinda Bregu thotë se procesi i zgjerimit te Bashkimit Europian ka vite në stanjacion, ndërkohë këtë radhë Shqipëria sipas saj mbeti peng i marrëdhënies mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. E ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi Bregu tha:
” Nuk është aspak lajm i mirë fakti që Bullgaria ka vendosur që për shkak të një marrëdhënieje dhe shqetësimeve që ka lidhur me historinë të pengojë Maqedoninë e Veriut për të mbajtur Konferencën e parë Ndërqeveritare. Shpresoj të ketë një zhbllokim të situatës pas zgjedhjeve në Bullgari. Dhe këtë rast për të mos bërë ndarje dhe Shqipëria ka ngelur peng i një marrëdhënie e cila nuk e prek në fakt fare Shqipërinë. Këtu ka një precedent i cili mund të përsëritet neser nga çdo vend tjetër anëtar i BE-së në një moment kur një nga vendet e rajonit do të jetë duke u afruar. E vërteta është që procesi i zgjerimit ka vite në stanjacion.” – tha Bregu në Përballë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



