Negociatat? Rama ironizon me BE-në: Nuk e humbas më gjumin për këtë

Politikë | 5 vite më parë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë ironi me BE një ditë pasi Këshilli për Çështjet e Përgjithshme shtyu datën e çeljes së negociatave. Zoti Rama thotë se nuk po humbet gjumin për këtë arsye, pasi ka gjëra shumë më të rëndësishme. Ai i bën apel BE që kur të jetë gati për të pranuar Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, mjafton ta thonë, pasi dy vendet do të ecin përpara.

S’ka të bëjë me ne, ka të bëjë me BE , por nuk jam i shqetësuar dhe nuk po humbas gjumin se kam gjëra tjera më të rëndësishme për të mbetur pa gjumë, ne e kemi bërë punën tonë , kjo është e gjitha dhe ne do vazhdojmë ta bëjmë, kur të jenë gati ata le të na e thonë.

Si ne ashtu dhe Maqedonia e Veriut kanë thënë që kemi bërë punën tonë. Do të vijojmë të bëjmë punën tonë.

Kur të jenë gati, duhet të na e thonë. Sfida për ne është të ndërtojmë një shtet europian, institucione europiane, standarde europiane, ekonomikisht dhe nga pikëpamja sociale, në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Ballkanin PErëndimor. Kjo është çfarë kërkojnë fëmijët tanë e çfarë meritojnë vendet tona. Më pas nëse mendojmë të ecim para jam i lutmur, nëse jo nuk jam i palumtur.”– tha Rama.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme