“Vlora është në zemrën time”, kryeministri Rama: Ja pse zgjodha Durrësin

Kryeministri Edi Rama, thotë se marrja prej tij e mandatit të deputetit në Durrës nuk do të ndikojë aspak në raportin e veçantë që ka me Vlorën. Zoti Rama thotë se Durrësin e zgjodhi pasi është vendi ku mandati i tretë duhet të sjellë një hop të ri në atë qytet dhe gjithë Shqipërinë.
“Vlora ishte, është dhe do jetë deri në fund në zemrën time, kështu që me mandat pa mandat, unë nga Vlora nuk ndahem as sot as mot, ndërkohë në mendjen time Durrësi është vendi ku Mandati i Tretë duhet të sjellë një hop të ri, jo vetëm për atë qytet po për krejt”, shkruan Rama.
Zoti Rama ka njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vendimin për të përfaqësuar Durrësin, duke i hapur vendin në Vlorë kandidates Teuta Rama.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



