Vendimi i Parlamentit holandez, Meta: Plotësimi i të gjitha kushteve, përcaktues për anëtarësimin

Presidenti Ilir Meta, ka përshëndetur vendimin e Parlamentit holandez, që u shpreh sot dakord me Qeverinë për të mbështetur hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Me një postim në Facebook, zoti Meta thotë se plotësimi të gjitha kushteve, do të jetë përcaktues për kohën kur do të finalizohet anëtarësimi. Ndërsa uron që Këshilli të vendosë më 22 qershor për një datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, zoti Meta thotë se fokusi duhet të jetë tek plotësimi sa më parë i të gjitha kushteve.
“E përshëndes vendimin e Parlamentit holandez për miratimin e kuadrit negociator, e më pas, mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare edhe me Shqipërinë. Plotësimi i të gjitha kushteve do të jetë kërkesa konstante, që do të na shoqërojë këtë proces, nga nisja deri në fund, dhe do të jetë përcaktues për kohën kur do të finalizohet anëtarësimi. Duke uruar, që më 22 qershor Këshilli të vendosë pozitivisht për nisjen reale të negociatave, të ruajmë fokusin tek plotësimi sa më parë i të gjitha kushteve”, shkruan Meta.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




