Vendimi i Parlamentit holandez, Rama: Mbaruan zgjedhjet atje, Shqipëria u zhbllokua

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas lajmit se në Holandë edhe parlamenti është dakord me Qeverinë për të mbështetur hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.
“Parlamenti holandez mbështet thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri- BE, për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim. Jua kisha thënë, pa u bërë zgjedhjet atje nuk kemi çfarë presim dhe ja, zgjedhjet mbaruan, Shqipëria u zhbllokua. Sidoqoftë faleminderit me mirënjohje se s’ka kohë për pushim”, shkruan zoti Rama në Facebook.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




