Emisionin “Përballë” në RTSH, Spiropali: Bashkëpunimi me opozitën për interes kombëtar

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, thotë se fryma e bashkëpuniminit që qeveria po shfaq ndaj opozitës pas fitores së zgjedhje ka vetëm një arsye; interesin kombëtar. Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi, në emisionin “Përballë”, Spiropali tha:
“Ne kemi një mandat të tretë shumë të rëndësishëm. Për ne është më i rëndësishëm se politika e ditës. Madje është një mandat që do të përcaktojë fatin e kësaj dekade për Shqipërinë. Kësaj sherrnaje politike, këtij gër- vëri politik të pafrytshëm për vendin ne duam t’i japim fund.”
Spirpali shtoi se PS nuk e vë interesin e partisë mbi atë kombëtar, por pranon që edhe socialistët nuk kanë qënë perfektë si opozitarë.
“Në asnjë moment ne nuk e kemi vënë interesin e partisë mbi interesin e shtetit shqiptar dhe interesave kombëtare. Kjo nuk ka ndodhur. A mund të ketë patur çedime në raste të caktuara për çështje të caktuara? Po ka patur. Unë nuk them që PS është perfekte dhe që PS ka të njëjtën vetëdije siç ka pasur në 2010 apo sic ka pasur në 1992. Ne po mundohemi të fitojmë pjekurinë. PS edhe në opozitë ka tentuar marrëveshje mirëkuptimi, konsensusi. Madje kemi hapur rrugë shumë herë. Nuk ka asnjë krahasim mes dy forcave. PS ka kaluar disa faza pjekurie deri më sot por për një gjë jemi krenarë; ne nuk kemi braktisur kurrë Kuvendin e Shqipërisë.” – tha Spiropali në Përballë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



