Lulzim Basha rikonfirmohet kryetari i Partisë Demokratike

Lulzim Basha rikonfirmohet Kryetari i Partisë Demokratike nga zgjedhjet e 13 Qershorit. Në një komunikim me mediet, Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana tha se “Komisioni zgjedhor i PD sapo ka përmbyllur procesverbalin e përgatitjes dhe të deklarimit të rezultatit përfundimtar zyrtar. Kemi administruar 76 kutitë e 76 komisioneve të votimit në gjithë vendin, në prani të komisionit janë hapur një nga një kutitë, janë regjistruar të dhënat e dokumentuara në procesverbale. Bazuar në të dhënat zyrtare të procesverbaleve të futura në përllogaritje, rezulton se nga anëtarët e PD kanë votuar 41.097 anëtarë, 413 vota të pavlefshme, 40.684 vota të vlefshme, të ndara sipas kandidatëve në garë: Për zotin Fatbardh Kadilli kanë votuar 781 anëtarë; për zonjën Edit Harxhi kanë votuar 983 anëtarë; për zotin Agron Shehaj 6.038 anëtarë; për zotin Lulzim Basha kanë votuar 32.882 anëtarë. Bazuar në këto të dhëna Komisioni zgjedhor i PD shpall zyrtarisht fitues të garës për kryetar të PD zotin Lulzim Basha.”
Rivalët e kreut të PD Basha në garë kundështuan procesin si të manipuluar, ndërkohë që zoti Basha me zgjedhjet e 13 Qershorit siguroi mandatin e tretë në krye të PD-së.
“
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



