Kuvendi depoziton në Kushtetuese, vendimin për shkarkimin e presidentit Meta

Politikë | 5 vite më parë

Kuvendi ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Tashmë, Kushtetuesja ka 3 muaj afat për të vendosur, nëse e shqyrton ose jo çështjen. GJK nuk ka asnjë limit për kohën kur duhet të mbyllë gjykimin dhe të shprehet me vendim. Kuvendi shkarkoi me 104 vota kreu  e shtetit në seancën plenare të 9 qershorit. Ndërkohë, do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të vendosë përfundimisht për fatin e Presidentit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme