Zgjedhjet për Kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli pranon humbjen

Kandidati për Kryetar i Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli pranoi humbjen në zgjedhjet e zhvilluara për kryetar të Partisë Demokratike.“Ne humbëm. Pjesë e humbjes është dhe kur vjedh kundërshtarin. Unë nuk ve fajtor kundërshtarin, bëj fajtor veten nëse humb, edhe nëse m’i vodhën. Beteja e Bashës për votën, mbaroi” tha Fatbardh Kadilli .
Kadilli tha se zgjedhjet brenda partisë ishin më keq se zgjedhjet parlamentare, duke u kujdesur të nënvizonte se nuk do të ikë nga PD dhe nuk do të krijojë parti të re. “Gjithmonë kur ka zgjedhje, do të jetë dikush që do të tentojë të manipulojë. Është alibi absolute e tij për të mbrojtur karrigen e vet. Jo se nuk ka pasur abuzim dhe përdorim të mjeteve të shtetit, por po e përdor për agjendën e vet. Manifesti politik për ringritjen e PD është sot projekti i vetëm konkret dhe gjithëpërfshirës që demokratët kanë përpara. Me këtë Manifest PD mund të ringrihet dhe të rritet, të bëhet e pastër, ftuese dhe fituese. Unë nuk iki. Nuk dorëzohem. Nuk krijoj parti të re. Unë do të vijoj me këmbëngulje të shpalos para gjithë anëtarësisë këtë Manifest. Këtë projekt ringritje. Vetëm kështu demokratët do të mund të kenë një parti të tyre dhe jo të kryetarit, qytetarët do të kenë një parti të tyre, jo vetëm të demokratëve. Vetëm kështu politika bëhet frymëzim për qytetarin, bëhet e vërtetë dhe mund të sjellë ndryshimin.”tha Kadilli.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



