Zgjedhjet në PD, Berisha dy orë takim në zyrën e Bashës

Politikë | 5 vite më parë

Mësohet se pas votimit, ish-kryeministri Sali Berisha ka pasur një takim me kryetarin e PD-së në detyrë, Lulzim Basha. Berisha ka qëndruar për më shumë se dy orë në zyrën e Bashës, dhe ky bashkëbisedim ka qenë i lidhur me procesin zgjedhor të PD-së, si dhe me ato të politikës.

Në garë për kryetarin e ri të PD janë katër kandidatë Lulzim Basha, Edit Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj. Ky takim i Berishës me Bashën vjen në një kohë që ish-kryeministri pati deklaruar se mund të rikthehet të marrë drejtimin e PD-së. Ky mësohet se është takimi i parë publik mes tyre, pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe shpalljes së Berishës si person “non-grata”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme