Gramoz Ruçi deklaron tërheqjen nga funksionet politike: Sa të më punojë mendja dhe zemra do ngelem me ju!

Kreu i parlamentit shqiptar Gramoz Ruçi, një prej drejtuesve kryesorë të PS që prej themelimit të saj ka deklarur largimin nga funksionet politike . Duke folur në kongresin e jashtëzakonshëm që po mbahet në Tiranë, zoti Ruçi tha se nuk ka momenti më të mirë për ta bërë këtë sesa 30-vjetori i PS-së, kur kjo forcë politike tashmë ka ftuar mandatin e tretë qeverisës radhazi. “Tani unë zgjodha sot, se s’ka më mirë se 30-vjetori, që sot që kemi fituar mandatin e tretë, dhe që pas disa muajsh bëj 70 vjeç, se në 9 shtator nuk do të ushtroj më mandatin që më ka dhënë PS dhe qytetarët dhe s’do kem ambicie për asnjë post politik. Falënderoj më zemër çdo socialist. Sa të më punojë mendja dhe zemra do ngelem me ju”, u shpreh zoti Ruçi. Gramoz Ruçi, 70 vjeç, ka qenë kryetar i Kuvendit në legjislaturën e fundit. Ai ka qenë sekretar i Përgjithshëm i PS-së që prej vitit 2005.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



