Ruçi jep dorëheqjen, Rama: Do të mbetet këshilltari im më i besuar për strategjitë!

Kryesocialistiti Edi Rama përshëndeti dorëheqjen nga politika të Kreut te parlamentit shqiptar Gramoz Ruçi. Duke folur në kongresin e jashtëzakonshëm që po mbahet në Tiranë, zoti Rama e quajti Ruçin mik e vëlla duke theksuar që vendi i tij do të zëvendësohet me shumë vështirësi, pasi do të mbetet këshilltari më i besuar.“Një falënderim të veçantë për shokun tim të vjetër që në këto vite më është bërë mësues, vëlla, mik, pjesëtar i familjes time të vogël në gëzime dhe hidhërime dhe që përditë ka qernë një hije e kujdesshme në krahun tim: Gramoz Ruçi. Në një nga ato takime të panumërta kokë më kokë në këto vite, Gramozi më tregoi vendimin e tij për tu tërhequr nga legjislatura e re dhe nga jeta politike aktive. E kuptova në çast që ishte një vendim i marrë pa asnjë mundësi rishikimi dhe akoma sot nuk e gjej dot si e qysh do të mbushet boshllëku i tij. Ai do të mbetet këshilltari im më i besuar për strategjitë. Merakun e kam te boshllëku i madh që ai lë pas 30 vjetësh. Të dish të dalësh nga politika aktive dhe të zbresësh në kohën e duhur, është art më vete. Dashtë Zoti ta kem edhe unë këtë art.” tha kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



