PS mbledh të shtunën Kongresin, Balla: Analizë dhe riorganizim në çdo strukturë

Kongresi i PS-së, që do të mbahet të shtunën pasdite do të vendosë shtyllat kryesore mbi të cilat do të mbështetet programi qeverisës i mandatit të 3-të të Kryeministrit Edi Rama. Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar, paralajmëron surpriza, por edhe një periudhë 6 mujore për një analizë të thellë të çdo strukture partie. “Nesër në Kongres do të jetë një prezantim i vizionit “Shqipëria 2030″ Do të jetë prezantim i përmbledhur i objektivave e programit tonë për mandatin qeverisës që do të jetë dhe boshti që qeveria Rama do të prezantojë në shtator në Kuvend.”Në 2013 e 2017 nuk kemi bërë një analizë të thellë për të kuptuar në cilën pjesë të organizimit strukturor të partisë nuk ka funksionuar. Procesi nis 15 qershor dhe kemi dhënë afatin e fundit 15 janar 2022 për të garantuar se në pranverën e 2022 e gjithë struktura e PS-së ti përgjigjet pritshmërisë të kryetarit Rama dhe kolegëve të tjerë në përgatitjen e zgjedhjeve vendore. Fituesit dhe humbësit e SHQUP e kanë kuptuar që nëse do të fitosh zgjedhjet e ardhshme përgatitja nis menjëherë pas zgjejdheve të radhës” nënvizoi Sekretari i Përgjithshëm i PS-së.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




