Dha dorëheqje si zv.ministër i Infrastrukturës, Hantin Bonati vihet në krye të AlbControl

Politikë | 5 vite më parë

Vetëm pak ditë në parë me një vendim qeverie, Hantin Bonati u lirua nga detyra e tij si zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, post që e mbante që prej vitit 2017, por me sa duket për të marrë një detyrë po aq të rëndësishme. Bonati është emëruar drejtor i AlbControl. Hantin Bonati ishte emëruar në këtë detyrë në tetor të vitit 2017.

Po kështu Ergys Verdho nga kreu i ARRSH do të jetë drejtor i KESH, post të cilin e mbante Benet Beci, i zgjedhur deputet, ndërsa në vend të tij te ARRSH shkon Evis Berberi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme