Vizita e Ramës në Hungari, kryeministri Orban: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Politikë | 5 vite më parë

Kryeministri Rama ndodhet në Hungari në një vizitë dy ditore ku është takuar me homologun e tij Viktor Orban ku kanë folur edhe për mediat. Orban është shprehur se është plotësisht e angazhuar për të mbështetur Shqipërinë për anëtarësimin në BE sa më shpejt të jetë e mundur.  Viktor Orbán theksoi se Hungaria mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE jo vetëm me simpati, por edhe sepse është në interesin e saj.

‘Pa një perspektivë të anëtarësimit, siguria e kontinentit nuk mund të garantohet, as politikisht dhe as ekonomikisht’, tha ai.
Edi Rama falënderoi Hungarinë për mbështetjen e saj në rrugën drejt integrimit evropian të Shqipërisë.

‘Miqësia e vjetër bashkon hungarezët dhe shqiptarët dhe bashkëpunimi midis dy vendeve duhet të forcohet më tej.’ theksoi ai.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme