Ministri i Jashtëm Heiko Maas do të presë nesër homologët e tij nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor

Ministri i Jashtëm Heiko Maas do të presë nesër homologët e tij nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, BE dhe Britania e Madhe si dhe Komisionerin e Zgjerimit Oliver Várhelyi në kuadrin e “Procesit të Berlinit”. Ministria e jashtme gjermane që e bën të ditur këtë, thekson rëndësinë e anëtarësimit europian të rajonit si interes i përbashkët strategjik europian.
Takimi i ministrave të jashtëm do të përgatisë takimin vjetor të procesit të Berlinit që do të mbahet sërish pas shtatë vjetësh nën kujdesin e Gjermanisë.
Takimi është parashikuar të diskutojë për qasjet konkrete si dhe negociatat e vazhdueshme për një lidhje më të mirë në rajon, proceset e reformave për të përmirësuar një perspektivë të BE, çështje të hapura bilaterale dhe gjithashtu në lidhje me gjendjen aktuale shëndetësore dhe ekonomike për shkak të pandemisë Covid-19.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



