Meta për shkarkimin: Lus Zotin për ata që s’dinë çbëjnë!

Politikë | 5 vite më parë

Presidenti i Republikës Ilir Meta ishte në Shijon, Elbasan, me ftesë të komunitetit ortodoks dhe të Mitropolitit të Elbasanit Imzot Andonit, ku mori pjesë në festës fetare të Shën Joan Vladimirit. Në një eklaratë për mwdiet zoti Meta teksa u pyet nëse ishte lutur në këtë pelegrinazh për të mos u shkarkuar në datë 9 qershor në kuvend nga socialistet, kreu i shtetit deklaroi se “Nuk ekziston asnjë lutje e tillë , lutja është që Zoti ti falë ato se nuk dijnë cfarë bëjnë, dhe ti udhëheq të gjithë në rrugën e të mirës të përbashkët , është përgjigje shumë e qartë.Kam ardhur këtu pikërisht për tiu bashkuar këtij mesazhi , bashkëjetese , të gjithë besimëve pavarësisht besimeve të tyre.Nuk dëshiroj të flas në një vend të shenjtë për cështje që nuk ekzistojnë.
Ndër të tjera zoti Meta tha se më shumë sesa mandati i tij, cështje shumë e më shumë serioze është hetimi i krimeve zgjedhore.”Kuvend i i dy viteve të fundit ishte një Kuvend pa opozitë, Ai është 3 herë më antikushtetues. Nëse doni të merreni me gjë serioze, merruni me hetimet për krimet zgjedhore para dhe pas 25 prillit dhe pas kësaj date. Në një vend demokratik qytetarët duhet të jenë të sigurt që vota tyre është e sigurt. Barazia para ligjit garantohet kur vota është e lirë. Kur disa votojnë disa herë dhe disave iu mohohet e drejta e votës, ku vota nuk mund të dalë qëllimisht e pavlefshme, dhe ku vota është gjëja më e rëndësishme që kanë qytetarët në demokraci”. Këtë deklaratë Presidenti e dha pas ceremonisë së festës së Gjon Vladimirit në Shijon të Elbasanit. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme