Emisioni “Përballë” në RTSH, Harxhi: Basha duhej të kishte dhënë dorëheqje

Politikë | 5 vite më parë

Kandidatja për kreun e Partisë Demokratike Edith Harxhi, e quan maskaradë elektorale zgjedhjet e 25 prillit. Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi, në emisionin “Përballë”, Harxhi tha:

“Zgjedhjet e 25 prillit janë zgjedhje në të cilat vullneti shqiptarëve është tjetërsuar. Ky vullnet është tjetërsuar jo ditën e zgjedhjeve, por para zgjedhjeve. Unë e kam quajtur maskaradë elektorale, jo masakër elektorale. Këtu ka ndodhur një tjetërsim i votës së shqiptarëve.”

Harxhi e vlerëson Ramën si fitues të zgjedhjeve ndaj, sipas saj, Basha duhet të kish dhënë dorëheqjen.

“Zoti Basha nuk i ka fituar zgjedhjet. Zgjedhjet janë tjetërsuar, por tani ne e dimë numrin e mandateve, ato i ka marrë Edi Rama. N.q.s zoti Basha do të ketë një fitore morale, atëherë kjo është diçka tjetër në mënyrë që ai të konfirmojë qëndrimin në detyrë.”- tha Harxhi në “Përballë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme