Partia Socialiste mbledh nesër Asamblenë Kombëtare

Politikë | 5 vite më parë

Partia Socialiste do të mbledhë nesër Asamblenë Kombëtare ku do të miratohet projektvendimi për thirrjen e Kongresit të jashtëzakonshëm të partisë.
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla informoi sot se mbledhja e Asamblesë Kombëtare do të zhvillohet online dhe do të nisë në orën 17:30.
Sipas Ballës, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare do të diskutohet edhe lidhur me informacionin për gjendjen dhe veprimtarinë e strukturave organizative vendore të partisë, si dhe do të miratohet projektvendimi për analizat e rezultateve të zgjedhjeve të 25 prillit 2021 në strukturat vendore të partisë.
Po ashtu, nesër do të miratohet projektvendimi për zhvillimin e fushatës së anëtarësimeve të reja shtator 2021-maj 2022.
Një tjetër pikë e rendit të ditës është edhe miratimi i projektvendimit për përfundimin e procesit të ngritjes dhe të funksionit të regjistrit dixhital të partisë.
Në përfundim, Asambleja Kombëtare do të miratojë kalendarin politiko-organizativ të partisë për periudhën 15 qershor-31 dhjetor 2021.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme