Integrimi, Mazi në “Java në RTSH”: Do të kemi lajme të mira në muajin qershor!

Kryenegociatori i Shqipërisë në Bruksel, Zef Mazi, ishte i ftuar në emisionin “Java në RTSH” për të folur për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Në panelin me analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli, Mazi u shpreh se do të kemi lajme të mira në muajin qershor, por nuk mundet të japi një përqindje shansesh për Shqipërinë.
Ai u shpreh gjithashtu se Shqipëria i ka plotësuar 15 kushtet, 4 prej të cilve duheshin plotësuar para konferencës së parë.
Zoti Mazi foli edhe për kontributin e opozitës në këtë çështje. Ai u shpreh se të gjithë palët duhet të jenë bashkë pasi kjo gjë nuk ka të bëj me forcën politike që është në pushtet dhe për këtë arsye ka nevojë edhe për vepra jo vetëm për fjalë.
Kryenegociatori Zef Mazi u shpreh se BE do ta gjejë zgjidhjen për Shqipërinë, ku pengesë për në BE janë bërë Sofia dhe Shkupi.
Zoti Mazi tha se ndihet optimist dhe se BE do ta gjejë forcën për të bërë një ndarje ose jo të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




