Basha me demokratët e Matit dhe Bulqizës: Masakra zgjedhore padrejtësi për të gjithë shqiptarët!

Politikë | 5 vite më parë

Kreu në detyrë i PD Lulzim Basha ka qenë sot në Mat e Bulqizë ku është takuar me demokratët. Ai ka deklaruar se masakra zgjedhore më 25 prill nuk ishte një padrejtësi që nuk iu është bërë vetëm demokratëve, por Shqipërisë dhe shqiptarëve. Basha theksoi se misioni i ndryshimit mbetet misioni i demokratëve.
Këtu vetë në Mat me dy simbolet e krimit me Malajt e Bashkisë dhe Malajn e një nga protagonistët e dosjes 184, pavarësisht të gjithë kësaj ne sollëm një arritje të madhe për demokracinë dhe për shqiptarët, duke u bërë më të fortë, duke u rritur dhe duke mos u lëkundur para këtyre presioneve, ne dolëm nga kjo betejë dhe u konfirmuam si forca e vetme morale në vend. …..Misioni i ndryshimit mbetet misioni i demokratëve, mbetet misioni i Partisë Demokratike. 
Ndërsa në Bulqizë, kreu i PD kërkoi nga demokratët që beteja të vazhdohet së bashku pa përcarje në mënyrë që misioni të cohet deri në fund
Kjo është arsyeja se pse në Këshilli Kombëtar, siç e dinë anëtarët e Këshillit Kombëtar ishin këtu, para se të niste ky proces, i bëra një thirrje: “Ndani mendjen, është masakër zgjedhore apo është fitore e Edi Ramës, se në qoftë se nuk është masakër zgjedhore, por është fitore e Edi Ramës, kjo punë nuk bëhet kështu.” Atëherë, unë e jap dorëheqjen këtu, në këtë moment.
Disavantazhi është që pas kësaj qëndrese të gjatë, ku kemi faktuar vendosmërinë tonë, dorëzimi përballë atyre që e konsiderojnë 25 prillin, fitore të Ramës dhe jo një masakër zgjedhore, mund të japë shkak një përçarjeje të re në gjirin tonë dhe këtë ne nuk mund ta lejojmë.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme