Braho: Ky president ka rënë dhe moralisht

Politikë | 5 vite më parë

Komisioni hetimor parlamentar i ka dhënë dorën e fundit, duke hartuar një raport prej rreth 100 faqesh. Pas këtij prezantimi të gjatë raportit voluminoz nga ana kryekomisioneri Alket Hyseni, fjalën e kanë marrë anëtarët për dhënë mendime apo propozime mbi ato çfarë duhet shtuar në raport. Deputeti socialist Spartak Braho, kërkoi që raporti final të firmoset nga të gjithë anëtarët e komisionit hetimor, pasi përgjegjësia është kolektive.

“Presidenti nuk është garant i Kushtetutës, çdo organ nuk është garant, nuk është roja i Kushtetutës, sepse ju e keni parë e dëgjuar se ai ka luajtur shumë me prononcimet e tij, që ka thënë se jam i vetmi që garantoj Kushtetutën, gjë e cila nuk është e saktë”, tha Braho.

Ai theksoi se zoti Meta ka rënë edhe moralisht dhe jo vetëm juridikisht si president dhe për këtë duhet të shtohet në raport.

“Në faqen 96, kryerjen e akteve që përbëjnë shkeljen e Kushtetuese, nuk ka pasur ndonjë akt të justifikuar, nuk ka pse thuhet se jo çdo qëllim e justifikon atë. Ky president ka rënë moralisht, është logjik dhe i pranueshëm për opinionin. Ka rënë në sytë e opinionin vendas dhe të ndërkombëtarëve, nuk ka funksionuar dhe nuk ka vazhduar të funksionojë si president. Është pjesë edhe ai material kinematografik, më vonë duhet të konsiderohen si filma multiplikativ i presidentit tonë. Të listohen edhe provat në material”, tha Braho.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme