Gara për kreun e PD, Shehaj nga Shkodra: Rama i interesuar që lidershipi i PD të mos ndryshojë

Politikë | 5 vite më parë

Kandidati për kryetar të PD, Agron Shehaj, po zhvillon takime në Shkodër, ku po prezanton platformën për drejtimin e partisë. Duke theksuar se kyedemokrati Lulzim Basha, dështoi në drejtimin e PD, Shehaj theksoi se Rama është i interesuar që lidershipi i PD të mos ndryshojë, sepse, sipas tij, mund ta mundë Bashën çdo herë.

“Basha e filloi me protetsta, me bojkote dhe me zgjedhjet, por dështoi. E ka drejtuar partinë me kë ka dashur vetë dhe si ka dashur vetë. S’do të marr përsipër atë që u bëri demokratëve. Ka patur blerje të votave në zgjedhje e kjo duhet të hetohet nga organet e drejtësisë, por e vërteta është se PD s’mund ta ndryshojë më rezultatin e zgjedhjeve. Mund të bënte më shumë që të fitonte zgjedhjet. Një arsye kryesore pse humbëm zgjedhjet është se Shqiptarët nuk na besuan. Nuk na besun se ne mund të qeverisim më mirë se Rama. Shqiptarët nuk e besojnë më lidershipin e PD. Rama është i i nteresuar që të mos ndryshojë lidership i PD, sepse mund të fitojë si të dojë dhe kur të dojë. Për të mundur Ramën na duhen njerëz të ndershëm dhe të fortë. Zgjedhjet e 13 qershorit nuk janë vetëm për kryetarin e PD, por do të zgjedhim nëse duam të fitojmë apo të humbasim përsëri. Me kryetarin që kemi ne humbjen e kemi në xhep”, tha Shehaj.

Kandidati për kryetar të PD Shehaj ka deklaruar se ka punuar fort që Partia Demokratike të fitonte më 25 prill, por nuk ia doli. Ndonëse thotë se ka patur parregullsi, thekson se është fakt që nuk arriti ti fitojë zgjedhjet.

“Kam punuar me mish dhe me shpirt që të fitonim zgjedhjet në 25 prill. Ne s’jemi në pushtet, nuk arritëm të shkonim në pushtet. Ka patur parregullsi, por ky është fakt. Gara e forcon PD, konkurenca e forcon, mendimi ndryshe e forcon. Nuk po dal kundër PD, unë po kandidoj ti shërbej PD. Deri dje e kam shërbyer si deputet i PD. Unë kam punuar për PD. Besoj në PD, dhe do vazhdoj të jem në PD. Asgjë s’është personale. Jam vetëm në borxh ndaj PD, për atë që ka bërë për Shqipërinë në këto 30 vjet dhe për atë që më bëri më afroi. Unë kam qenë mirënjohës që PD më ka hapur dyert e saj. Kandidatura ime për ti shërbyer PD”, tha Shehaj.

Ndërkaq Shehaj tha se çdo lider që humbet, sipas tij, duhet të japë dorëheqjen. Këtë, tha Shehaj, do ta vendosë në statut, nëse zgjidhet në krye të PD.

“Kur nuk fiton mban përgjegjësi. Çdo herë që një lider humbet zgjedhjet duhet të japë dorëheqjen. Këtë do ta vendos në statut, nëse zgjidhem kryetar. Ne duhet të punojmë, ajo që na takon sot është të forcojmë PD. S’mund të forcojmë besimin e qytetarëve, nëse nuk forcojmë PD”.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme