Hapja e negociatave, ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, vizitë dyditore në Shqipëri

Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, do të mbërrijë në Tiranë ditën e enjte për një vizitë 2-ditore, ku do të diskutojë me autoritetet shqiptare ecurinë e procesit të integrimit dhe çështja e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në. Roth do të takohet me Kryeministrin Rama, me të cilin pritet të ketë një konferencë për shtyp nga kryeministria rreth orës 18:30.
Roth vjen në Shqipëri pasi ndodhet aktualisht për vizitë dyditore në Maqedoninë e Veriut. Para arritjes në Shkup, shefi i diplomacisë gjermane tha se është koha e fundit që Bashkimi Evropian t’i përmbushë premtimet e tij për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“Ardhmëria e Ballkanit Perëndimor është evropiane. Tani duhet të veprojmë vendosmërisht, që të mos ketë asnjë dyshim për këtë ardhmëri”, shkroi në Twiter Michael Roth.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




