Rama: Të fokusohemi tek punët dhe një komunikim i ri politik

Kryeministri socialist Edi Rama ka anashkaluar komentet rreth vendimit të DASH për shpalljen “të padëshirueshëm” të ish presidentit Sali Berisha dhe familjes së ngushtë të tij, ndërsa ka thënë se është 100 përqind i fokusuar te punët dhe është shprehur për nevojën e një komunikimi të ri politik.
Ndërsa kam vizituar qendrën e vaksinimit antikovid në sheshin “Skënderbej” Zoti Rama tha se “Unë jam 100 përqind i fokusuar te punët! Ne se kemi ndalur punën asnjë ditë gjatë dhe pas fushatës”.
Kreu dhe kryeministri socialist u shpreh sërish për nevojën e një fryme të re në politikën shqiptare. “Jam shumë i vendosur që ne të çelim një rrugë të re në aspektin e komunikimit politik dhe të shmangim ato aspekte që e kanë kthyer për shumë vite jetën politike të vendit në një telenovelë rraskapitëse” tha zoti Rama. “Për mua ka më shumë rëndësi se sa vaksina kryhen gjatë ditës, se sa përparojnë kantieret e ndërtimit, se sa të gjitha angazhimet tona përmbushen dhe mbi të gjitha ne jemi duke punuar intensivisht për mandatin e tretë dhe së shpejti do dalim para shqiptarëve me mandatin e tretë,” tha kryeministri Edi Rama.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




