Meta refuzon Komisionin Hetimor: Presidenti nuk mund të dëgjohet nga një strukturë që nuk ka legjitimitet

Politikë | 5 vite më parë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka refuzuar të shkojnë në seancën dëgjimore të Komisionit Hetimor të ngritur nga Kuvendit “Për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë”.
Në një përgjigje drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genci Gjonçaj nga Drejtori i Kabinetit të Presidentit të Republikës, Edmond Panariti thuhet se presidenti Ilir Meta e ka bërë të qartë se nuk bëhet palë me askënd që sipas tij shkel Kushtetutën. Zoti Meta thekson se nuk nuk mund të diskutojë dhe as të dëgjohet nga një strukturë, për të cilën sipas tij nuk ka legjitimitet. “Gjithsesi, ju sjellim në vëmendje se, Presidenti i Republikës ka bërë të qartë qëndrimin e tij se, nuk bëhet palë me askënd në shkelje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Presidenti i Republikës nuk mund të diskutojë, por dhe as të dëgjohet nga një strukturë e ngritur në Kuvend, që nuk ka legjitimitet dhe nuk duhet të ekzistojë sipas Kushtetutës dhe ligjit. Presidenti i Republikës, ripërsërit edhe një herë thirrjen për reflektim në kohë nga ana e deputetëve të këtij Kuvendi, që veprimtarinë e tyre në kushtet e afrimit dita-ditës të përfundimit  të mandatit, duhet ta ushtrojë vetëm në përputhje me rendin e brendshëm juridik”, nënvizon Panariti.
“Kuvendi i Shqipërisë e humbi mundësinë që nëse do të donte të zhvillonte një seancë dëgjimore me Presidentin e Republikës, ta zhvillonte atë sipas kërkesës së tij, në datën 10 maj 2021, duke e mohur këtë kërkesë në mënyrë arbitrare dhe të orientuar politikisht” theksohet në  përgjigje drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genci Gjonçaj


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme