Berishët ‘non grata’ në SHBA, kush janë 3 familjet e tjera të rëndësishme në listën e zezë të amerikanëve

Politikë | 6 vite më parë

Me shpalljen ‘non grata’ të familjes së Sali Berishës shkon në 4 numri i familjeve të rëndësishme të politikës dhe të krerëve të institucioneve shqiptare që janë futur në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara rë Amerikës.

Përcaktimi i parë ndodhi më 14 shkurt 2018 kur Sekretari i Shtetit përcaktoi Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llala, të shoqen Adriana Llala, vajzën Eni Llalla si dhe fëmijën tjetër jo nën shtetas të SHBA. Në 16 prill 2018 sekretari i shtetit përcaktojë rastin e dytë sipas 7031C kur përcaktoi deputetin Tom Doshi, të shoqen Xhovana Doshi, vajzën e rritur Briana Doshi, djalin James Doshi si dhe fëmiëjt e tjerë minorenë. Ish kryetari i Bashkisë, Vangjush Dako, e shoqja Alba Dako, të birin Xhulio Dako si dhe të bijën Kejsi Dako u përcaktuan sipas 7031C në 30 korrik të vitit 2019.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme