Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor angazhohen për bashkëpunim rajonal

Politikë | 6 vite më parë

Udhëheqësit e Ballkani Perëndimor konfirmuan të martën në një takim me Përfaqësuesin  e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian Josep Borrell , angazhimin e tyre të fortë për bashkëpunimin rajonal dhe ranë dakord të vazhdojnë t’i trajtojnë sfidat globale, si pandemia Covid-19. 
Ndërsa kanë njoftuar këtë, burimet zyrtare të Bashkimit Europian kanë bërë të ditur se udhëheqësit ranë dakord që integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është një objektiv strategjik kyç në interesin e përbashkët të Bashkimit Evropian dhe të rajonit. Takimi jozyrtar, i kthehet traditës së kaluar, ndërkohë që ka shërbyer edhe për takime të tjera dypalëshe. 
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka patur një takim me përfaqësuesin e politikës së jashtme Borrel dhe komisionerët Varheli dhe Lajçak.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme