PS do të mbledhë Kongresin e Jashtëzakonshëm më 12 qershor

Partia Socialiste do të mbledhë Kongresin e Jashtëzakonshëm në 12 qershor, në 30-vjetorin e krijimit të kësaj force politike, ku do të paraqesë edhe vizionin për Shqipërinë 2030 dhe angazhimet kryesore të programit qeverisës.
Deklaratë u dha nga kryeministri Edi Rama në një takim me deputetë të PS-së në ambientet e Pallatit të Brigadave. “Një komision i posaçëm riorganizimi do të ngrihet me shpejtësi në çdo qark do të ngrihen nën drejtimin e të deleguarve që të organizojnë këtë aksion përtëritës, në 12 qershor, kur PS mbush 30 vjeç është dita e duhur për të thirrur kongresin e jashtëzakonshëm dhe të përqasim vizionin Shqipëri 2030 dhe angazhimin e ri të kalenadarit qeverisës. Qeveria e re do të formohet pas muajve të verës. Kongresi i Jashtëzakonshëm do të zgjedhë Asamblenë Kombëtare, ku do të hyjnë më të dalluarit”.deklaroi kryeministri. “Kjo është një 74 shumë domethënëse, për shkak të tërmetit dhe pandemisë. Gati për të mbajtur me dinjitet të lartë përgjegjësinë e shumicës së re qeverisëse, gati për të analizuar në çdo aspekt mandatin e dytë dhe të kuptojmë sa më qartë se ku duhet të ndërhyjmë për të përmirësuar më tej. Do të nisim një fushatë hapje të PS ku nga njëra anë do të krijojmë një mundësi përfshirëse për të gjithë ato që duna të bëhen pjesë e PS. Kush nuk ka bërë sa duhet në terren, duhet t’ja lërë vendin dikujt tjetër. Do ngrihen komisionet rajonale të organizimit, me anëtarësime të reja”, tha zoti Rama..
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




