Rama: Presidentin e ri do ta vendosim me konsensusin e PD-së!

Lidhur me procedurat e shkarkimit të Presidentit, Ilir Meta, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama shprehu gatishmërinë që të konsultohet me demokratët për emrin e Presidentit të ri. “Me Ilir Metën dhe me partinë e tij nuk do të ketë asnjë bashkëpunim. Meta duhet që të shkarkohet nga detyra, është një personazh grotesk që turpëron të gjithë dhe shtetin me qëndrimin e tij, do të bëjmë çfarë kemi në dorë për të çmontuar presidencën dhe do të votojmë në bllok për shkarkimin e tij. Nuk duhet që ta shikojmë më në krye të vendit atë, është herët për të folur për atë por në çdo rast ne do të konsultohemi me Partinë Demokratike për Emrin e Presidentit të Shqipërisë”, tha zoti Rama.
Kryeministri socialist Edi Rama tha se 4 vjeçari i ardhshëm do të jetë shumë ndryshe dhe ka kërkuar nga të gjithë që të jenë më bashkëpunues dhe larg politikës së ndjekur deri më tani. Sipas tij qëllimi i mandatit të tretë është që të vlerësojnë vbesimin e qytetarëve me punë të madhe dhe me projekte të përfunduara.“Jeni gati që ta braktisni llogoren e politikës së vjetër dhe për të përçuar një frymë të re. Mandati i tretë nuk duhet që tu ngjajë dy të parëve, sado na sulmojnë dhe na kontenstojmë legjitimitenin e fitores, nga mos gëlltitja e humbjes, ne duhet të vijojmë pa humbur kohë nga politika bajate. Forca e mendimi tonë duhet të jetë në dispozicion të vizionit 2025. Nuk kemi marrë një mandat për të luftuar me PD por për të çuar në fund punët e mëdha të nisura. Ne do të jemi gati të bashkëpunojmë dhe do e mbajmë të shtrirë dorën për opozitën, dhe nuk do të lëmë rast pa treguar me vepra se për ne kjo është dekada për të ngjitur lart Shqipërinë jo për tu kacafytur dhe për të shtyrë, Sharjeve do u përgjigjemi me punët e tona, kritikave me gatishmërinë për dialog, s’do të thotë se do kthejmë krahët debatit dhe arenës po sherrit mediatik të padobishëm do tu kthejmë faqen. Këtë mandat ne do të përkushtohemi për të ofruar sa më shumë talentë të rinj. Do të kemi më shumë mundësi për të rinjtë”, u shpreh kryeministri Rama.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




