Rama thirrje PD në sy të Varhelyit: Të kontribuojmë bashkarisht për të shtyrë para punët dhe integrimin europian të Shqipërisë!

Politikë | 6 vite më parë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar vullnetin e tij që marrëdhëniet mes maxhorancës dhe opozitës, mandati i tretë të mos i ngjajë dy të parëve. 
Duke folur në Rinas para Komisionerit për Zgjerimin e BE-së Oliver Varhelyi, zoti Rama tha: “Dua të përsëris që bindja dhe vullneti im është që mandate i tretë të mos i ngjajë dy të parëve në aspektin e luftës politike”. Zoti Rama tha se “PS do ta braktisë llogoren e luftës së vjetër bajate, banale krejt të panevojshme për vendin”. “Për sa na takon do të fokusohemi tek punët e mëdha për të cilën jemi votuar dhe do ta mbajmë dorën të shtrirë pa asnjë ndërprerje për opozitën, PD” tha kryeministri socialist.
Për zotin Rama “PD është e mirëpritur kurdoqoftë dhe sidoqoftë të kthehet me këmbë në tokë për të hapur një proces diskutimi krejtësisht pa asnjë kusht për mënyrën si mund të kontribuojmë bashkarisht për të shtyrë para punët dhe patjetër integrimin europian të Shqipërisë”.
“Me ndihmën tuaj besoj se do të qëndroj larg polemikave të kota mes partive, për partitë dhe me partitë” i tha ai komisionerit Varhelyi. “Shqipëria është në një moment me kaq shumë potencial të kalojë në nj nivel tjetër. Mandatin e kemi marrë për ta çuar në majë dhe energjitë dhe koha jonë si shumicë që kemi përgjegjësinë të udhëheqim do të jetë në këtë drejtim” tha lideri dhe kryeministri socialist Edi Rama.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme