Varhelyi në Tiranë: BE do të presë me qetësi deri në përmbyllje të ankimit të partive për të dhënë një qëndrim  të qartë për 25 qershorin!

Politikë | 6 vite më parë

Bashkimi Europian do të presë me qetësi deri në përmbyllje të ankimit të partive për të dhënë një qëndrim  të qartë për 25 qershorin. Deklarata është bërë në Rinas nga eurokomisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, me rastin e sjell vaksinave antikovid të BE-së. “Ka filluar periudha e apelimit, duam të shohim të gjitha parregullsitë qoftë dhe blerjen e mundshme të votave të ndiqet nga autoritetet gjyqësore por pas këtij procesi na duhen rezultate përfundimtare. Pas rezultatit do të na duhet që Kuvendi të fillojë nga puna e vet shumë shpejt për reformat e BE” tha zoti Varhely. 
Ndoshta duke ju referuar parlamentit aktual i cili nuk ka kuorumin prej 140 deputetësh, eurokomisioneri për zgjerimin tha se “Pa një parlament të plotë nuk është e mundur që të ecet përpara në rrugëtimin tuaj drejt BE dhe ka ende mjaft punë për të bërë”.
Në rast se konferenca e parë ndërqeveritare do të mbahet në qershor, komisioneri tha se  puna jo vetëm që do të duhet të vazhdojë, por do të duhet të përshpejtohet. “Duhet të tregojmë me punë që japim rezultate, po presim rezultatet e procesit të apelimit dhe atëherë  shpresojmë që Shqipëria të ecë përpara dhe të punojë plotësisht për anëtarësimin në BE” tha ai.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme