Stanishev letër Ramës: Përgëzojmë fitoren! Do t’ju mbështesim në rrugën europiane!

Presidenti i Partive Socialiste Europiane (PES), Sergei Stanishev i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, ku i shpreh urimet me rastin e marrjes së mandatit të tretë radhazi pas zgjedhjeve të 25 prillit. Stanishev shkruan se socialistët europianë do e mbështesin Shqipërinë në rrugën drejt Bashkimit Europian.
“Në emër të familjes së socialistëve europianë, më lejoni t’ju përgëzoj për fitoren e partisë suaj të dielën e kaluar. Megjithë kontekstin sfidues të COVID-19, Shqipëria arriti të organizojë zgjedhje të lira, të drejta dhe gjithëpërfshirëse në kuadrin e ligjit të ri zgjedhor dhe kjo është një arritje e vërtetë”, shkruan Stanishev.
Duke parë rezultatin pozitiv, dëshira e votuesve është e qartë. Qytetarët tuaj duan që ju të vazhdoni të ndiqni rrugën europiane dhe zbatoni programin tuaj social-demokrat.
Gjatë viteve të fundit, qeveria juaj ndoqi reformat e nevojshme për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë për popullin e saj dhe për të vazhduar rrugën për të qenë pjesë e Bashkimit Europian”, thekson ai.
Ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim në rrugën europiane dhe do të bëjmë më të mirën tonë për të nxitur fillimin e konferencës ndërqeveritare për të hapur negociatat për pranimin”, përfundon presidenti i PES, Stanishev.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




