Meta i përgjigjet Ramës: “Regjimi i fuksave ka mbaruar”

Politikë | 6 vite më parë

Presidenti i Republikës Ilir Meta iu kundërpërgjigj deklaratave të Kryeministrit Rama reth databazës së socialistëve për të dhënat personale dhe se patronazhistët e dinë fundin e Presidentit në zgjedhjet e 25 prillit. Në një postim në profilin e tij në facebook, Meta iu drejtohet patronazhistëve që të mos ia venë veshin Edi Ramës. Kreu i shtetit e quan kryeministrin “Kryefuks”, ndërsa thekson se regjimi i fuksave ka mbaruar. “Të dashur “patronazhistë”, Mos e dëgjoni Kryefuksin se regjimi i fuksave ka mbaruar! Kryefuksi e di më mirë se kushdo tjetër. Nga djali i atij, që firmosi varjen e poetit Havzi Nela dhe për të cilin u shpreh krenar, që ishte në anën e duhur të historisë, shqiptarët nuk mund të presin asnjë reflektim dhe garanci për respektimin e shtetit ligjor dhe të drejtave të tyre kushtetuese.Të gjithë me qetësi dhe vendosmëri drejt 25 Prillit!” shkruan Meta.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme