Raporti i DASH, ambasadorja Kim: Do të punoj më qeverinë dhe opozitën për të luftuar korrupsionin

Ambasadorja e SHBA ka reaguar pas publikimit të raportit të DASH për të drejtat e njeriut në botë për vitin 2020, ku theksohej se problem kryesor në Shqipëri mbetet përhapja e korrupsionit në të gjitha nivelet. Ambasadorja Yuri Kim, përmes një postimi në Twitter, thotë se SHBA do të punojë më shumë se kurrë me qeverinë dhe opozitën për të luftuar korrupsionin.
“Presidenti Biden & Sekretari Blinken kanë theksuar përparësinë e ripërtërirë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe luftimin e korrupsionit si një çështje e sigurisë kombëtare dhe globale.
SHBA do të punojë më shumë se kurrë me Shqipërinë, qeverinë, opozitën, shoqërinë civile dhe qytetarët e rregullt – në ndjekje të këtij prioriteti”, mbyllet postimi.
Ambasadorja ka publikuar edhe një postim të ambasadës amerikane në Tiranë ku thuhet se prokurorët në Shqipëri kanë bërë përparim në ndjekjen e rasteve të nivelit të ulët të korrupsionit, por fenomeni është i përhapur.
“Raporti i Departamentit të Shtetit të SHBA për të Drejtat e Njeriut për Shqipërinë për vitin 2020, vëren përparim të rëndësishëm nga prokurorët në ndjekjen e rasteve të nivelit të ulët të korrupsionit por shqetësime të vazhdueshme mbi korrupsionin e përhapur; pavarësinë e gjyqësorit; kufizime në lirinë e të shprehurit dhe të medias; dhe pandëshkueshmërinë”, shkruan ambasada.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




