KQZ: Ja partitë që do të numërojnë fletët e votimit më 25 prill

Kronikë | 6 vite më parë

Fletët e votimit, në zgjedhjet e 25 prillit, do të numërohen nga grupet e numërimit me 2 anëtarë të PS, 1 të PD dhe 1 të LSI. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ditën e sotme që anëtari i katërt i grupit të numrimit të jetë përfaqësues nga Lëvizja Socialiste për Integrim, duke i hequr mundësinë PDIU të kishte anëtarin e saj, ndonëse kjo forcë politike kishte më shumë se 2 mandate në zgjedhjet e kaluara. Celibashi e argumentoi vendimin e tij me faktin që, PDIU ishte pjesë e koalicionit PD e Aleanca për Ndryshim, dhe nuk garonte si subjekt më vete.

“PDIU nuk është subjekt zgjedhor, pasi nuk garon me listën e vet, por me kandidatë në koalicionin e Partisë Demokratike dhe Aleanca për Ndryshim, i cili është subjekti zgjedhor që merr pjesë në zgjedhje, e për këtë arsye nuk mund të ketë numërues veçantë koalicionit” tha Celibashi.

Vendimi i Kryekomisionerit: “Partia politike e shumicës parlamentare, që ka të drejtë të propozojë anëtarin e tretë të Grupeve të Numërimit të Votave për zgjedhjet për Kuvendin të datës 25.03.2021, është Partia Socialiste e Shqipërise.

  1. Partitë politike të opozitës parlamentare, që kanë të drejtë të propozojnë anëtarin e katërt të Grupeve të Numërimit të Votave, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25.03.2021, është LSI.
  2. Ky vendim hyn nё fuqi menjёherё dhe publikohet në faqen zyrtare të KQZ-së.
  3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 3 (tre) ditëve në Komisionin  Ankimimeve dhe Sanksioneve.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme