Rama apel shkodranëve: Komunizmi ka vdekur! Kur ia jep votën një idioti, je peng i tij!

Kronikë | 6 vite më parë

Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Shkodër ku po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët, ndërsa po prezanton edhe kandidatët e këtij qarku. Zoti Rama pranoi se ka një një “frymë antikomuniste” në Shkodër, por kryeministri u shpreh se kjo “frymë po mban peng qytetin”. 

“Bashkia është shembulli më drithërues i injorancës dhe prapambetjes, duke shkuar qorrazi drejt të ardhmes. I kemi ardhur rrotull, kemi ndërtuar rrugën Shkodër- Velipojë, premtim i PD, dhe e ndërtuam ne. E ndërtuam sepse s’kishim nevojë të merrnim leje në Bashki. Edhe me stadiumin e ri. Ata duan ta mbajnë Shkodrën në këtë gjendje sepse në këtë gjendje mbretërojnë pa probleme. Ushqejnë përçarjen, duke nxitur urrejtjen dhe për të thyer xhama e për të thirrur: Poshtë Komunizimi. Komunizimi ka vdek’! Nuk kthehet më. Dhe i vdekur mban peng vetëm një vend; Shkodrën. Mbajnë peng gjithë miletin. Kur ia jep votën një idioti, je peng i tij. Shkodra ka mbetur peng i idiotsive prej 30 vitesh. Komunizmi ka vdek’ dhe rri gjallë si fantazmë. Kanë shpikur luftë imagjinare. Luftojnë me mullinjtë e erës. Këta shohin interesat e tyre. Asaj kryetares nuk i prishet terezia sa ça ndodh me plerat. Është qyteti më i pistë në Shqipëri.“, tha Rama.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme