Pritja elektorale në Fier, fushë replikash midis Bashës dhe Ramës

Pritja elektorale që qyteti i Fierit i bëri sot kryetarit të PD-së Lulzim Basha mesa duket u kthye në një objekt replikash midis kryeministrit socialist Ei Rama me kreun e PD Lulzim Basha. Shkak është bërë një mesazh në rrjete sociale nga ana e kryeministrit ku akuzon Partinë Demokratike se nuk respekton masat antiCovid.“DY BOTË – Njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra bën përsheshe me virus për politikë pa din e as iman. Vazhdon vaksinimi masiv në gjithë Shqipërinë Vazhdon paralelisht edhe infektimi masiv, për vete hipur mbi makinë, nën këmbë ta hajë kush ta hajë” shkruhej në mesazh.
Në përgjigje Partia Demokratike tha se: “Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin që i nevojitet vendit tonë”. Ka vetëm dy mundësi: një lider që punon për ju, për të sjellë ndryshimin që i nevojitet Shqipërisë, për t’i përmirësuar jetët tona, ose Rama i cili dështoi për 8 vite dhe ua dha Shqipërinë oligarkëve. Më 25 prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë!”
Por mesazhi ka marrë një përgjigje ironike nga kryeministri Rama ku shkruan se “O lula unë jam i frikësuar për njerëzit tuaj që i bëni mish për top me grumbullimet e turpshme të papërgjegjshmërisë suaj, duke mbledhur njerëz të verbër me makina e me bori, që virusi të bējë dasëm teksa dhëndrri juaj premton ta bëjë ditën natë! Premtim i mbajtur fatkeqësisht!”thekson kryeministri Edi Rama.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




