Humbja e Finos, PS ndalon fushatën, Rama: Në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur!

Partia Socialiste ka ndaluar të hënën aktivitetet zgjedhore në respekt të deputetit socialist Bashkim Fino i cili ndërrroi jetë. Lajmin e ka dhënë kreu i PS dhe kryeministri Edi Rama i cili ka shprehur ngushëllimet e tij mjaftë i prekur. “E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë! Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur” shkruan zoti Rama.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




