PD hap fushatën elektorale te sheshi “Nënë Tereza”

Fushata elektorale e PD nisi me mbi 1 orë vonesë në sheshin “Nënë Tereza”. Pas ekzekutimit të himnit, fushatën e hapi shkrimtarja e njohur, Flutura Açka, e cila u emocionua.
“Unë nuk di të mbaj fjalime politike, por flas me zemër. Edhe pse jam njeri i fjalës, nuk e kam të lehtë të flas për gjërat shumë të dashura. Dhe një nga këto gjëra të dashura është të jesh këtu sonte, me një përgjegjësi të jashtëzakonshme. Sontë dua të flas për kujtesën, të vërtetën dhe shpresën. Nuk ishte e lehtë t’i përgjigjësha ftesës së PD, pasi është përgjegjësi e madhe”, tha Açka.
“Një shkrimtar i madh thotë, ose ndreqe demokracinë ose shko në diktaturë“, kjo është edhe zgjedhja e shqiptarëve, tha Açka.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




