Simpatizantët e PD mbushin sheshin “Nënë Tereza”, duket se anashkalohen rregullat kundër covid

Ka nisur zyrtarisht fushata elektorale e Partisë Demokratike, në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë. Edhe pse në situatë pandemie, ku sipas Komitetit Teknik nuk lejohet grumbullimi i më shumë se dhjetë personave, simpatizantët e PD, siç shihet dhe nga pamjet, duket se kanë shkelur rregullat.
Gjithashtu shesh janë edhe aleatët e Lulzim Bashës, si Fatmir Mediu i PR, Dashamir Shehi i LZHK, Agron Duka i PAA, Shpëtim Idrizi i PDIU, Vangjel Dule i PBDNJ. Pak më vonë, edhe PS do çelë fushatën nga Sheshi Skënderbej, ku situata duket më e qetë.





Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




