Fushatë në kohë COVID-i, ja si do i zhvillojnë ‘mitingjet’ PS dhe PD

Ndryshe nga vitet e tjera kur grupimet e partive politike mbushnin sheshet nëpër mitingje në mbështetje të partive të tyre, kjo e këtij viti do të jetë ndryshe. Prej shkakut të pandemisë COVID-19, që ka pushtuar botën, nuk do të lejohen grumbullimet masive.
Në orën 18:00, në Sheshin “Skënderbej”, në kryeqytet do të zhvillohet çelja e fushatës elektorale të Partisë Socialiste. Mitingu do të zhvillohet me numër të kufizuar njerëzish. Prezentë në miting do të jenë vetëm 140 kandidatët e 12 qarqeve të vendit.
Nga ana tjetër mbështetës të shumtë të Partisë Demokratike kanë mbushur Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë. Teksa na ndajnë vetëm pak minuta nga çelja e fushatës, mbështetës të PD janë vendosur tashmë në sheshin kryesor të kryeqytetit. Mbështetësit kanë shkuar në shesh me makina, por shihen dhe grupime njerëzish që kanë dalë nga automjetet dhe nuk respektojnë distancën fizike.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




