Basha te ish-Blloku: Kemi lidhur marrëveshje, do ofrojmë 5 kurse gjuhe të huaj falas

Kronikë | 6 vite më parë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar disa takime me banorët në njësinë nr. 5 në Tiranë në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 25 prillit.

“Kemi vend dhe rini të mrekullueshme na duhet vetëm një qeveri që të punojë për ju. Na duhet një qeveri që të punojë për ju dhe jo për vete. Në 25 prill do të bëjmë ndryshimin, a jeni gati?” u tha Basha disa të rinjve në një kafe ku qëndroi për disa minuta.

Gjatë ecjes në rrugë në këtë njësi, lideri i PD-së u ndal duke takuar edhe një rup studentësh. “Do të ketë një fokus financimi, e konfirmoi edhe komisionerja për dixhitalizimin dje, ndoshta ndoqët vetëm reagimet, por rëndësi kishte biseda, BE ka ndarë 26 mln euro për të trajnuar të rinjtë në fushën e teknologjisë së informacionit.

Do të trajtojmë 5-10 mijë të rinj në vit. Hapeni fjalën, jo vetëm mund por do të ndryshojnë dhe bëhuni pjesë e ndryshimit në 25 prill” u tha Basha.

“Lulzim Basha: Si kaluat? A jeni mirë?
Qytetari: Mirë!
Lulzim Basha: Si kaloni?
Qytetari: Po tani nuk jemi mirë me të thënë të drejtën. Me të thënë të drejtën e gjithë rinia sytë nga ty i ka!
Lulzim Basha: Të falënderoj nga zemra! Edhe unë po bëj gjithçka që ta ndalim ikjen.
Qytetari: Mos të ikim më jashtë, të rrimë në vend tonë. E mira do jetë për të gjithë, vetëm shpresat tek ty i kemi.
Qytetari 2: 2021-shin me premtu ujë e drita! Është turp! Unë do rri deri më 25 prill që të ndryshojë Shqipëria. Po ndenji kështu unë do iki. ”

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme